Pranon se ka folur me Mediun ditën e tragjedisë së Gërdecit, Shkëlzen Berisha: Diskutuam për çështje…

0
Gjigandi

Shkëlzen Berisha ka folur për mediat pasi u mor në pyetje nga GJKKO për tragjedinë e Gërdecit. Ai pranoi se ditën e ngjarjes ka folur me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke pretenduar se kanë diskutuar për një çështje personale.

Ai thotë se takimet me Aldo Bumçin janë kryer vetëm për qëllime elektorale. I pyetur edhe për telefonatat me Mihal Delijorgjin, Shkëlzen Berisha se të gjitha telefonatat janë kryer pas vitit 2008 dhe s’kanë pasur lidhje me Gërdecin.

44 telefonata me Delijorgjin. Për ta specifikuar, të gjitha telefonatat janë kryer pas vitit 2008. Praktika dhe puna në atë punishte ka nisur që në 2007. Nuk ka pasur asnjë lidhje me çështjen në fjalë. Delijorgji përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë edhe sipërmarrës ndërtimi dhe kjo është mënyra si e kam njohur unë”, thotë Shkëlzen Berisha.

Takimet me Bumçin dhe Mediun? Të gjitha takimet kanë qenë me çështje personale, as me këtë çështje as me VKM të tjera. Bumçin dhe Mediun i kam miq para se të ishin ministra, i kam miq edhe sot që s’kanë më të njëjtin funksion.

Takimi me Mediu ditën e ngjarjes? Kam diskutuar për një çështje të tij personale. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla, gjatë kohës që kanë pasur funksione të tilla, i takoj akoma. Biseda janë biseda që bëhen mes miqsh. Politizimi i kësaj çështjeje nuk e ka ndihmuar të vërtetën.

RonaTyra

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu