Plani i ri europian për imigracionin ilegal pritet të dështojë për shkak të vetos polake. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka deklaruar se ai do të kundërshtojë propozimin e Komisionit Europian për ndarjen me kuota mes vendeve anëtare të azilkërkuesve.
Kjo është një përpjekje për të sulmuar jo vetëm sovranitetin e Polonisë dhe vendeve të tjera anëtare, por gjithashtu një përpjekje për të destabilizuar BE-në një mënyrë jodemokratike-citohet Morawiecki.
Paralajmërimi është shumë serioz, pasi muajin e shkuar Polonia njoftoi zgjedhjet e reja më 15 tetor, duke u shtuar atyre një referendum për çështjen e imigracionit, çka e bën të pamundur për qeveritë pasuese që të ndryshojnë qëndrim për çështjen.
p.c. /dita