Ai e ka shprehur hapur dëshirën e tij që “TikTok”-u të ndalohet në SHBA. Gallagher tha se aplikacioni është shumë problematik dhe shkatërrues dhe se mund t’i shërbejë Partisë Komuniste Kineze.
Ka shqetësime midis politikanëve amerikanë se qeveria kineze mund të përdorë aplikacionin për të gjurmuar amerikanët, për të censuruar përmbajtjen dhe për të promovuar narrativat kineze.