Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës. Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura. Megjithatë, lajmin e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Në media është raportuar se nga policia po ruhet edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së. Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Abdixhikun, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.
p.c. / ABC24.AL