Poeti që mundi gjithçka

0
Gjigandi

Aulon Dabaj

 

Poezia e mëposhtme, që do të lexoni në vazhdim e poetit Rudyord Kipling, prej 31 vargjesh, e shkruar rreth një shekull e një çerek më parë, unë, e kam lexuar që në moshë të re. Deri tani, mund ta kem lexuar me dhjetëra herë. E kam lexuar here pas here, për të parë, kuptuar e krahasuar tipa e tipare individësh që na hiqen si parimorë deri në përsosmëri, që në të vërtetë, nuk janë aspak të tillë. Kjo poezi, është ndër poezitë e rralla që është shkruar për tipare, veti, karaktere e cilësi individësh pavarësisht e kushdoqoftë, shtresa shoqërore, pozita shtetërore, politikan, apo me pasuri përrallore a individ. Për këtë arsye, me interes të shtuar, kam ndjekur politikanët, qeveritarët, pa harruar shkrimtarët e poetët, ata të mediave, të fushës së kulturës dhe të arsimit. Shumë individë nga këta sektorë, edhe pse ishin betuar se janë më të mirët, rezultuan më të dobëtit, me karakter të dyfishtë, ose pa karakter fare. Ata, të etur për pushtet e pasuri, u kthyen në grupet shoqërore më të urruera nga pjesa më e madhe e popullit. Shtetarët bënë pasuri në mënyrë të paligjshme. Mediat iu bashkuan dhe iu shërbyen shtetit dhe xhepit të vet. Jo pak shkrimtarë e poetë, mohuan veprat e veta, të para viteve 90-të. Aktorë të dëgjuar dorëzuan titujt e lartë të artistit. Këto plehra, po të mos kishin luajtur ato role, në atë kohë, para viteve 1990, mund të kishin pasur fatin të flenë nën urën e Pejës, ose në sokakët e Gjirokastrës. E të gjithë së bashku u kthyen në një komit pa tru, pa kuptuar se çka po bëjnë, si ata të marrosurit e turmave që qajnë në konceretet e hipive. Dhe rezultati: sektorët me jetikë të shoqërisë sonë vuajnë, lëngojnë, rrezikojnë gjithçka nga këta njerëz pa karakter, që po shiten si idealë, të më së mirës së mundshme.

Poeti Kipling, në poezinë e tij flet për:

-Arsyen,

RonaTyra

Besimin në vetvete,

-për gjykim të drejtë,

-për ta përballuar lodhjen,

-për thjeshtësinë,

-për ëndrrat, por jo rob i tyre,

-për t’u ruajtur nga kurthet,

-për fitore e humbje, por pa entuziasëm të tepruar për fitoret, pa rënë në disfatizëm,për humbjet.

-për energjitë trupore dhe shpirtërore edhe kur s’ke asgjë.

-për të ecur pranë mbretit, por pa krenarinë që të verbon.

– që të mos çmosh askënd veç, sa meriton… e më në fund, Kipling e mbyll poezinë kështu:

Në mundesh t’i mbushësh ti munutat aq të rënda,

Me vepra që peshtojnë – dije dhe mos kij asnjë dyshim,

Se e jotja do të jetë Bota, me çka brenda,

Dhe BURRE do të jesh, o biri im…!!!

Gjatë muajve gusht- shtator 2022, kur po merresha me këto shënime kushtuar poetit Arben Duka, iu ktheva edhe një herë kësaj poezie interesante, për ta parë më me vëmendje, se sa, nga këto cilësi, që Kipling, i ka shkruar për të birin anonim, janë të mishëruara në tipin, tiparet, shpirtin, krijimtarinë e shumtë, sjelljen dhe jetën e Arben Dukës. Pasi e lexova poezinë dhe solla në kujtesë cilësitë dhe vlerat e poetit tonë, u befasova. Të krijohet përshtypja se, Kipling e ka shkruar poezinë si përkufizime të cilësive dhe të vlerave të poetit tonë Arben Duka.

Kipling  thotë se: “Nëse mundesh ta ruash arsyen kur bota ka humbur fillin… e vetes t’i besosh…” e tjera, duke parë me vëmendje ecurinë e jetës së Arben Dukës, në çfarëdo kushtesh e rrethanash, Arben Duka, kurrë nuk e humbi arsyen. Por me mençuri e trimëri ai, eci përpara, sipas atyre synimeve që i kishte vënë vetes. Në strofën e katërt, poeti thotë: “Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta…. Të bëjnë kurthe nga trutharë e kopukë, e t’i kthejnë në…” e tjera, dihet nga të gjithë se, Arben Duka, trutharët dhe kopukët i ka pasur personazhe negative herëpashere, gjatë jetës së tij krijuese. Janë me qindra kritika të rrepta në proza dhe në pamflete në vargje, që ua ka kushtuar këtyre tipave që për fatin tonë të keq i kemi pasur dhe i kemi me bollëk gjatë këtyre 32 viteve. Trutharët dhe kupokët e Kiplingut, në vendin tonë, në nderim të shekujve, u shtuan si mizëri trefishore tamam si insektet fluturake që dëmtojnë të mbjellat.  Edhe trutharët e kopukët e politikës e qeverisë sonë, pushtuan podiumet e politikës, të administratës të çdo niveli, veçanërisht atje ku ka pasur pasuri e mundësi për korrupsion. Këto monstra ishin shenjëstra e poetit guximtar Arben Duka, gjatë tërë jetës.

“…Në i durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër, – shkruan Kiplingu të shërbejnë edhe kur s’ka asgjë përveç vullnetit, që veç një fjale “Qëndro”… gjithnjë të thonë…” e tjera. Unë, nuk di një të dytë në Shqipëri, që të ketë përballuar kaq shumë e të dhunshme, ndrydhje muskujsh, nervash, pulse zemre si Arben Duka. Këto kanë qënë kostante dhe i vinin nga dy drejtime: nga shteti dhe shëndeti. Dhe ndaj tyre poeti kurrë nuk u ligështua, as nuk u nënshtrua, derisa zemra e tij nuk i përballoi më sulmet e diabetit dhe se insulina nuk bënte më efekt!

Në këtë poezi, Kipling na ka dhënë edhe këto vargje, kur shkruan: “Në mundsh të flasës me maskarenjtë, por nderin tënd ta ruash” e them me bindje se, asnjë poet a shkrimtar shqiptar, nuk ka folur e shkruar më hapur se Arben Duka, për tërë ata individë a grupe, që Kipling shigjeton në poezinë e tij “Në mundsh…” Dhe Arben Duka përgjithçka që ka shkruar, Kipling, në poezinë e vet, mundi dhe ua doli mbanë me dinjitet si askush tjetër. Kjo poezi, të duket sikur është shkruar, duke pasur parasysh tiparet e florinjta të Arben Dukës. Ose, poeti i përvetësoi, krejt natyrshëm cilësitë, që kërkohen sot më tepër se kurrë, për njeriun model. Por as njëra, ss tjetra nuk janë të vërteta. Tiparet e Arben Dukës, në kuptimin më të gjërë të fjalës, janë produkt i natyrshëm i formimit të tij, që fillojnë nga familja, shkollat, studimet e trashëgimisë së historisë sonë kombëtare.

Pasi lexova poezinë e Kiplingut, dhe rikujtova virtytet e poetit Arben Duka, këqyra me vëmendje, edhe të 20 shprehjet frymëzuese nga ato të Nënë Terezës, që kështu i kanë quajtur studiuesit e saj, dhe si për surprizë e them se: Edhe pse Arben Duka, nuk është prift të gjenden të gjitha shprehjet frymëzuese të shenjtores shqiptare. Por, duke lexuar me kujdes të gjitha ato këshilla e mësime, në asnjë prej tyre, Arben Duka, nuk binte në kundërshtim me to, në tërë jetën e tij. Prandaj kishte plotësisht të drejtë Dr.Maksi kur më tha: “Mbi të gjitha, Arben Duka, ishte njeri, me virtyte të njeriut model…” Prandaj, ne, sot, mund të themi me zë të lartë e krenari se poeti Arben Duka, mundi gjithçka, si poet, si shtetas i denjë i këtij vendi, si familjar, si qytetar model dhe atdhetar i florinjtë.

 

Rudyord Kipling

Në mundsh…

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh- dhe vetes t’i besosh,

sa herë te ti dyshojnë e s’të përfillin

por dhe dyshimet drejt t’i gjykosh.

 

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

a, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur

më thjeshtë, me to pa rënë ndesh…

 

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatërrim,

të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,

dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim

ngadhnjim e shpartallim- burim mashtrimesh….

 

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe për trutharët, kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

 

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

si në kumar, në një të vetme lojë,

të rrezikosh të humbësh e prapë t’ia fillosh

dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë.

 

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër

të të shërbejnë edhe kur s’ke asgjë më veç vullnetit,

që veç një fjalë – “Qëndro”- gjithnjë të thotë…

në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash.

a t’ecësh për krah mbretit pa krenari që të verbon…

 

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,

Dhe gjithëkënd e çmon, por veç sa meriton…

 

Në mundsh t’i mundësh ti minutat aq të rënda

me vepra që peshojnë – dije dhe mos kij asnjë dyshim:

se jotja do të jetë Bota, me çka brenda

dhe BURRE do të jesh, o biri im!

 

Bota e shpirtit krijues, jeta intelekte, i kuptimit dhe të jetuarit e saj, nga Arben Duka, është modeli me përfaqësues i një poeti shumëplanësh që u rrit, jetoi, krijoi dhe jetoi tërë jetën, me jetën e secilit nga ne, me idealet humane, me kërkesën e përditshme për të drejtën, të vërtetën, me prokupimin shoqërorë për jetën, njeriun, vendin dhe atdheun e vet. Askush më mirë se Arben Duka, nuk i ka kuptuar dhe materializuar me jetën e vet, tërë ato vlera që përbëjnë jetën, që i paramendon Kipling në poezinë e mësipërme; që i detyron “muskul nerv, puls e zemër” të rrahin, të punojnë e të jetojnë vetëm për poezinë, e poezia, për popullin dhe atdheun e vet, se poeti Arben Duka. Nga një vëzhgim i shpejtë, jo edhe aq i thelluar, sepse jeta krijuese e Arben Dukës, është e pamatë, që i kam bërë krijimtarisë këtij poeti të jashtëzakonshëm, kuptohet lehtësisht se si, elementët që përbëjnë tërë vlerat e jetës, janë shkrirë aq bukur në jetën dhe krijimtarinë e tij.

-Nëse jeta është një mundësi e artë për secilin nga ne që e pranon, askush më mirë se Arben Duka, nuk e pranoi dhe nderoi me dëshirë të madhe për ta jetuar jetën.

-Nëse jeta është e bukur, askush më mirë se Arben Dukam nuk foli dhe shkruajti më shumë e më bukur, për ta nderuar, për ta bërë jetën akoma më të bukur.

-Nëse jeta është padyshim edhe lumturi, askush më mirë se Arben Duka, nuk do ta ketë shijuar, veçanërisht martesën, fimijët dhe poezinë, tri nga gjërat më të shenjta të tij.

-Nëse jeta është një ëndërr, që në vogëli, e që duhet punuar për t’ia arritur, askush më mirë se Arben Duka, nuk ia doli, veçanërisht ëndrrës për t’u bërë poet.

-Nëse jetë në tërësinë e vet, është edhe sfidë, askush më mirë se Arben Duka, nga intelektualët shqiptar, nuk u ballkafaqua me burrëri në tërë sfidat e saj.

-Nëse jeta është edhe detyrë dhe detyrim ndaj vetes, popullit dhe vendit të vet, asnjë poet a shkrimtar shqiptar, nuk e kreu detyrën e krijuesit në shërbim të popullit e atdheut se poeti Arben Duka.

-Nëse jeta është e çmuar, patjetër gjëja më e çmuar, që duhet nderuar, askush më mirë se Arben Duka, nuk e nderoi, së pari, me punë krijuese si askush tjetër.

-Nëse jeta është edhe pasuria më e madhe, dhe e tillë është, askush nuk luftoi më shumë se Arben Duka, për të ruajtur këtë pasuri, jetën dhe për ta vënë në dobi të krijimtarisë.

-Nëse jeta është dashuri, që patjetër, jeta, nuk ka kuptim pa të, pa dashurinë, askush nuk e përjetoi më realisht dashurinë, se poeti Arben Duka: për jetën, fëmijët, bashkëshorten, poezinë, që iu ka kushtuar tërë dashuritë e shpirtit, pa harruar të afërmit, miqtë, shokët të cilëve iu ka shprehur ndjenjat më të pastëra me penën e vet.

-Nëse jeta është edhe fshehtësi, edhe patjetër, jeta është edhe kopësht herë prendorak, herë acar i ftohtë, herë furrënaltë përvëluese, herë xhungël e frikshme, akush më mirë se poeti Arben Duka, nuk foli e shkruajti për t’i zbuluar tërë të fshehtat dhe bukuritë, misteret, dhe të pa priturat dhe të pakëndshmet e jetës së vendit e të shoqërisë nëpërmjet poezisë.

-Nëse jeta është edhe premtim, që relativisht, vetë jeta e njeriut, angazhimi i tij në vetvete, ka dhe duhet të ketë premtim e shpresë për dikë dhe shumëkënd, askush më mirë  se Arben Duka, nuk i realizoi më mirë premtimin dhe angazhimin si poet, familjar dhe qytetar i këtij vendi.

-Nëse jeta, dhe ka patjetër edhe pikëllim, askush më mirë se Arben Duka, nuk i ka kaluar më burrërisht pikëllimet e jetës. Madje, duke na lënë edhe lirika e balada si për, nënën, vëllanë, shëndetin dhe jetën e vet, për vendilndjen, për shokët e miqtë.

-Nëse jeta është jetë, që duhet mbrojtur, askush më mirë se Arben Duka, më mirë e bukur nuk shkruajti e fali me penën e vet, për ta mbrojtur jetën, njerinë, lirinë, sovranitetin pa të cilat jeta nuk ka kuptim, as nuk kuptohet, sipas krijimtarisë së poetit Arben Duka. Realisht ka të drejtë.

-Nëse jeta është edhe një himn përgjithçka të mrekullueshme që sjell ajo, atëhere, mund të thuhet pa e tepruar aspak se: Askush më mirë, më bukur, më fuqishëm, më shumë, më në mënyrë të pavdekshme nuk i këndoi himnet poetike më mrekullisht se poeti atdhetar Arben Duka. E gjithë krijimtaria e tij është një himn i pavdekshëm për jetën, dashurinë, njeriun, popullin e atdheun.

-Edhe për këto arsye, mund të thuhet, edhe pse e shkruar më herët se dy mosha të poetit tonë, kur e lexon, të krijohet përshtypja se, poeti Rudyord Kilping, poezinë “Në mundsh…” e ka shkruar për Arben Dukën.

 

Hajde, pra, vullkanin zgjojmë,

Zgjojmë vullkanet djaloshare,

Që tiranët t’i tmerrojmë,

Sipër fronesh mëkatare

Hysni Milloshi, 2003

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu