Po priste nisjen e gjyqit për dosjen “184”, dhunohet fizikisht ish-shefi i komisariatit të Dibrës

0
Gjigandi

Ish-shefi i komisariatit, Robert Aga është sulmuar fizikisht përpara gjykatës së shkallës së parë në Dibër.

Bëhet me dije se Aga ka qenë duke hyrë në seancën gjyqësore ku akuzohet për krim elektoral në kuadër të dosjes 184. Dyshohet se Aga është sulmuar nga disa përsona në momentin që ka qenë duke pritur para gjykatës.

Ngjarja është rrëfyer nga ish-kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti, i cili së bashku me Agën akuzohen për krim elektoral në kuadër të dosjes 184.

Sipas deklaratës së Hotit, Robert Aga është sulmuar fizkisht nga disa persona ndërkohë që ka qenë duke pritur nisjen e seancës para gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër. Me deklaratën e bërë, Hasan Hoti justifikoi edhe vonesën e tij në seancë.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e raportuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu