Po përgatiste sulme terroriste në Kosovë, zbulohet celula e ISIS

0
Gjigandi

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se kanë arrestuar 4 persona gjatë një operacioni të kryer në disa qytete të vendit të akuzuar për terrorizëm.

Personat e ndaluar, dyshohet se kishin kontakte me një drejtues të lartë të organizatës terroriste të Shtetit Islamik dhe po përgatisnin sulme ndaj civilëve.

Dy nga të arrestuarit kishin siguruar armë të ndryshme dhe municione, ndërsa një i tretë ka qenë në dijeni se një person ishte duke përgatitur sulme në Vjenë të Austrisë dhe nuk kishte njoftuar autoritetet.

Personi i katër akuzohet për financim të terrorizmit, pasi i kishte dhënë mbi 2000 euro një shtetasi për blerjen e një sasie armatimi që dyshohet se do të përdorej për sulmet.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu