Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka konfirmuar se një anëntar i ambasadës së tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ai është aktualisht në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se më herët, shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit për ta shpëtuar të aksidentuarin, raporton Ekspress.
Misioni u krye më sukses dhe tani diplomati është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.
a.m/dita