Plani i Sunak për emigrantët, zyrtari britanik: S’kemi kapacitete për t’i mbajtur në burgje

0
Gjigandi

Britanisë së Madhe i mungon kapaciteti për planin e Rishi Sunak, për të ndaluar çdo emigrant që kalon Kanalin me gomone, paralajmëroi sot kryeinspektori i burgjeve.

Charlie Taylor tha se qeveria do të duhet të rrisë në mënyrë dramatike kapacitetet e saj të akomodimit që plani të funksionojë duke qenë se shumica e qendrave janë tashmë të mbipopulluara.

Kryeministri ka premtuar legjislacion të ri, që pritet muajin e ardhshëm, i cili do të lejojë këdo që kalon Kanalin të mbahet në pritje të largimit në vendin e tij të origjinës ose deportimit në një vend të botës së tretë si Ruanda.

Megjithatë, Taylor paralajmëroi se mungesa e hapësirës në qendrat e largimit të imigracionit nënkuptonte se iniciativa mund të ishte e dënuar të dështonte.

Ai hodhi poshtë idenë se emigrantët mund të mbaheshin në burgje në vend të kësaj, duke qenë se disa të burgosur tashmë po mbahen në qeli brenda stacioneve të policisë për shkak të situatës në burgje.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu