Plani i Amsterdamit: Turistët të mos lejohen në kafenetë e kanabisit

0
Gjigandi

Autoritetet në Amsterdam po marrin në konsideratë idenë për të ndaluar turistët që të futen në kafenetë e kanabisit, aq të famshme në qytet, pasi po kërkojnë mënyra të reja për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorëve vendas me kërkesat e vizitorëve.

Kjo lëvizje vjen pas një studimi të fundit mbi turistët e rinj që shkojnë në qytet, të urdhëruar nga kryebashkiakja Femke Halsema që zbuloi se më shumë se gjysma e tyre zgjidhnin të vizitonin kryeqytetin e Vendeve të Ulëta për të provuar kafenetë e kanabisit.

Amsterdami është përpjekur vazhdimisht që të përballojë numrin e lartë të turistëve që vizitojnë qytetin në vitet e fundit, pasi një pjesë e mirë e tyre sillen keq, çka vështirëson punën e autoriteteve lokale dhe ka sjellë reagimin e banorëve të përhershëm.

Rreth 57% e personave që morën pjesë në anketë thanë se kafenetë e kanabisit janë një arsye e rëndësishme pse zgjidhnin të vizitonin Amsterdamin. Ndërsa 34% thanë se do të shkonin më rrallë në qytet nëse nuk do të ishin kafenetë, 11% thanë se nuk do të shkonin më kurrë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu