Plan makiavelist me 10 pika absurde; Georgina spiunon Ronaldon për llogari të… Lionel Messit

0
Gjigandi

Sipas “Corriere dello Sport”, një teori konspirative absurde dhe e bujshme në lidhje me Georgina Rodriguez, partneren e Cristiano Ronaldos, që përfshin edhe Lionel Messin po qarkullon në internet dhe në rrjetet sociale.

Ka madje 10 pika, të dhëna, të cilat do të formonin një plan makiavelist të krijuar për të zbuluar natyrën e vërtetë të Georgina në jetën e Ronaldos, e cila kundrohet në rolin e “spiunes për të shkatërruar CR7”. Këtu janë të gjitha lëvizjet që Georgina do të bënte vit pas viti për të planifikuar rënien e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”:

1. Në vitin 2014, Georgina Rodriguez filloi një punë të re në “Gucci”, kompania që ka sponsorizuar Messin që nga viti 2012. Në atë kohë, Georgina ishte e panjohur dhe nuk kishte një rezyme të mirë, kështu që është pak e çuditshme që ajo arriti të marrë një punë në një markë kaq të madhe në botën e modës. Ronaldo u takua me Georginën në një dyqan “Gucci” në vitin 2016. Fakti kurioz është se Georgina u transferua nga dyqani i Valencias në dyqanin e Madridit vetëm një muaj para se të takohej me CR7. Ajo kishte punuar në Valencia për 2 vite si shitëse para se të ndryshonte dhe të takonte menjëherë Ronaldon.

2. Plani nisi në momentin kur ajo takoi Ronaldon. Filluan të takoheshin, të dilnin, të hanin bashkë. Aty u përpoq ta ushqente me ushqime të pashëndetshme për t’i prishur fizikun 22-vjeçar.

3. Vazhdoi ta largonte atë nga futbolli. Ronaldo, gjithashtu tha në një intervistë të fundit se i duhej të flinte në dhoma të ndryshme netët para ndeshjeve, në mënyrë që të ishte i qetë. Georgina filloi një shpëlarje truri të vërtetë, duke e larguar atë nga futbolli.

RonaTyra

4. Më pas nisi ta linte urinë dhe të mos e ushqente për disa ditë mes viteve 2019 dhe 2020. Kjo është arsyeja e “rënies” së papritur të shpejtësisë dhe vrapimit të tij.

5. Ka komentuar disa herë nën fotot e Messit, edhe pse e dinte se nuk i pëlqente kjo gjë Cristianos. Messi në vend të kësaj pagoi kërcimtarë profesionistë për ta bërë Ronaldon xheloz, duke u përpjekur të shkatërronte jetën e tij personale, gjë që ndikoi në performancën e portugezit në fushë.

6. Messi vazhdimisht ka postuar për vizitën e tij në Las Vegas, një vend ku Ronaldo ka një histori të vështirë. Kjo ishte qartësisht përpjekje për ta tërbuar rivalin e madh. Ai e di se CR7 nuk mund të shkojë atje për arsye futbolli. A e keni vënë re se Ronaldo filloi të mbante syze vetëm kur Georgina erdhi në jetën e tij? Ajo ia prishi shikimin.

7. I futi cilësi antikombëtare, të cilat e pamundësuan të jepte 100% për Portugalinë, vendin e tij.

8. Georgina preu flokët e Ronaldos një javë para fillimit të Kupës së Botës. Dhe ylli nga Madeira goditi me kokë vetëm pak centimetra larg krosit të Bruno Fernandes.

9. Kur Ronaldo kalonte një fazë të keqe në karrierën e tij, si kur Ten Hag e uli në stol, ajo ngarkonte foto të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në pankinën e rezervave. Një përpjekje për ta tallur Cristianon dhe për të luajtur me shëndetin e tij mendor.

10. Kur Messi fitoi të shtatin “Top të Artë”, Georgina vendosi 7 qirinj në tortën e ditëlindjes së tij, duke krijuar aluzionin se po tallej indirekt me Ronaldon. Ronaldo i gjorë as që e vuri re. Nuk është e gjitha, Georgina së fundi ka postuar një foto me “2”, të realizuar me duar. Ky është edhe numri i golave të Ronaldos këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu