Plagosja e dy të rinjve në Shtërpac, serbët dalin në protestë

0
Gjigandi

Serbët kanë dalë sot në protestë për plagosjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga kryesore e fshatit do të jetë e mbyllur për shkak të protestës së paralajmëruar.

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët në protestë në Shtërpac, për të ngritur zërin kundër kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkohë që do të protestohet, kirurgu Bozhidar Odaloviç tha sot në Graçanicë se djemtë serbë që u plagosën dje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabël.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”.

RonaTyra

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur në çast.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu