Plagosi tre kolegët e punës, mbyllen hetimet për 55-vjeçarin shqiptar

0
Gjigandi

Mbyllen hetimet për Artur Haxhiun, 55-vjeçarin shqiptar, i arrestuar pas një arratisjeje 3 ditore pasi kishte qëlluar tre kolegë të punës, mëngjesin e 27 qershorit. Prokurori i Pordenone është në pritje të procesverbalit të mjekëve për personat e plagosur pas të shtënave të Haxhiut. Një shqiptar 35 vjeçar u qëllua në fytyrë nga plumbat e revolverit të kalibrit 22 të përdorur nga kopshtari për të kryer hakmarrjen e tij.

Hetimet nisën nga kqyrja e celularit dhe në tabulatet telefonike të Arturit, për të rindërtuar ditët e arratisjes. Gjyqtari i seancës paraprake në Pordenone ka rrëzuar kërkesën e prokurorit për raport psikiatrik për autorin.

Haxhiu është përgjegjës për plagosjen e shumëfishtë në tentativë, asaj të një kolegu shqiptar, një kolegu italian 60 vjeçar dhe një 50 vjeçari shqiptar me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje që u bë gjyqi dhe përfundoi në një dënim prej 2 muajsh për Haxhiun. Akuza e vrasjes së trefishtë në tentativë rëndohet me armëmbajtje pa leje (revolvera ishte vjedhur vite më parë), për arsye të kota dhe me paramendim: disa herë, pas dënimit, Haxhiu ishte dëgjuar të thoshte se do të kishte vrarë kolegun.

Prokurori pohon se 55 vjeçari shqiptar do të kishte qëlluar për të vrarë të paktën kundër një prej viktimave të tij.

Artur Haxhiu, 52 vjeç, plagosi 3 persona në Bibione. Ai u arrestua më 30 Qershor në San Michele al Tagliamento ku kishte mbërritur me autobus nga Lignano.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu