Plagoset aksidentalisht një 61-vjeçar brenda një lokali në qytetin e Bajram Currit

0
Gjigandi

Një plagosje me armë është raportuar pak minuta më parë në brendësi të një lokali në Barjam Curri, për pasojë ka mbetur i plagosur një 61 vjeçar i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrethana aksidentale pasi personat që ishin në lokal, ishin në gjendje të dehur.

Sa i takon të plagosurit, aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa ka shkuar në Gjakovë për trajtim mjekësor.

“Tropojë/Informacion paraprak

Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”-thotë policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu