Pjesë e sistemit europian të pagesave: Komisioni Europian i hap dritën jeshile Shqipërisë

0
Gjigandi

Si pjesë e Planit të Rritjes, Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian që të bëhet pjesë e sistemit evropian të pagesave.

Kjo do të thotë tarifa më të ulëta për transaksionet mes institucioneve financiare të Unionit Europian. Banka e Shqipërisë dhe aktorë të tjerë të qeverisë kanë vijuar punën për të plotësuar kërkesat rregullatore. Ky projekt pritet të kalojë në disa faza

“Anëtarësimi në SEPA i Shqipërisë dhe institucioneve financiare nënkupton transaktimin financiar ndërkufitar jashtë vendit, si në transaksione pritëse ashtu dhe dërguese, me tarifa njësoj si të ishin transaksione brenda vendit. Në 2024-ën ne presim të kemi përpiluar dhe dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësimin në SEPA”, tha Ledia Bregu, drejtoreshë e sistemit të pagesave BSH.

Për ekonominë shqiptare integrimi në sistemin evropian të pagesave është një mundësi që ndihmon shumë sektorë, individë dhe biznese.

“Remitancat janë një nga fushat ku pritet të ketë një ndikueshmëri goxha të lartë, së bashku me import-eksportet ku këtu lidhen bizneset dhe individët, por njëkohësisht dhe me pjesën e turizmit. Në terma të ardhurash, familjet shqiptare të cilat remitancat i kanë burimin e dytë të të ardhurave do të kenë më shumë të ardhura në dispozicion dhe do jenë më të pasur.

RonaTyra

Import-eksport do kenë ndikim të drejtpërdrejtë sepse Shqipëria është e varur nga tregtia me vendet e BE dhe integrimi në SEPA do të sjellë një mënyrë më të thjeshtë për transaksionet e pagesave për eksportet. Nga një studim paraprak vlerësohet se do të kursehen 14 milionë euro që në vitin e parë të anëtarësimit në SEPA”, theksoi Bregu.

Shqipëria 65% të volumit të tregtisë së jashtme dhe pothuajse 90% të remitancave i ka me vendet e Bashkimit Europian. Mundësia e aplikimit në sistemin evropian të pagesave është një mundësi që i jepet vetëm vendeve anëtare të Unionit, por KE në një lëvizje historike ia dha dritën jeshile dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të afruar më shumë rritjen ekonomike dhe integrimin e vendeve.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu