Artan Tafani u rrëfye përballë prokurorëve, duke bërë që të zbardhen dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe gjashtë vrasje.
Policia ka kryer disa operacioni dhe deri më tani kanë rënë në pranga 12 persona, e mes tyre edhe një femër, e identifikuar si Klea Gjata, 27-vjeç.
Dyshohet se Klea Gjata, nga Lushnja, pjesë e grupit të Laert Haxhisë, është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. Së fundmi avokati i saj, pretendon se familja e Gjatës ka marrë kërcënime nga familjarë të viktimave.
Sipas avokatit, Detar Hysi, policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, pasi nuk kanë kryer verifikime dhe konfirmime thëniesh të një të penduari për 3 ditë.
Ai ka kërkuar të merren masa ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve.
27-vjeçarja, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
j.l./ ABC24.AL