Pique i përgjigjet këngës-diss të Shakirës, mbërrin në stadium me “Twingo”

0
Gjigandi

Pas këngës diss që Shakira i kushtoi ish-kapitenit të Barcelonës Gerard Pique, ky i fundit vendosi ti përgjigjej fillimisht duke vënë në dorë një orë “Casio” e më pas u shfaq në stadium për një ndeshje me makinën “Twingo”.

“Out of Your League” ka thyer rekorde në YouTube dhe është shikuar më shumë se 63 milionë herë në ditën e parë të publikimit. Shakira, 45 vjeç, u nda nga Pique në vitin 2022 pasi ishin së bashku për 10 vjet, duke dhënë si shkak tradhëtinë nga ana e futbollistit.

Në Qershor të vitit të kaluar dyshja thanë se do t’i përkushtoheshin prindërimit të Milan dhe Sasha.

Teksa Pique ka vendosur t’i përgjigjet rreshtave të Shakirës me këto veprime ai ka ndarë detaje për kompeticionin “King’s League” në të cilin 12 ekipe të përbëra nga ish-lojtarë dhe influencues spanjollë konkurrojnë për vendin e parë.

Në këngën e bujshme të Shakirës vargjet ironizonin marrëdhënien e re të 35 vjeçarit. “Ndërrove një Ferrari për një Tëingo dhe një Rolex për një Casio”-thotë këngëtarja kolumbiane në rreshtat e saj dedikuar Pique dhe partneres së tij të re Clara.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu