Piku i sezonit turistik/ Në pikën kufitare të Kakavijës radhë kilometrike automjetesh, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

0
Gjigandi

Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Burime për median bëjnë me dije se shkak për këtë të jetë bërë numri i pakët i sporteleve, pasi pala greke po punon me dy në dalje dhe dy në hyrje. Mësohet se ajo shqiptare është duke punuar me katër sportele në hyrje dhe 3 në dalje, pasi radha kilometrike e automjeteve ka arritur afro 4 kilometra. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 7187 shtetas dhe kanë dale 3790.

Si dhe në atë të Kapshticës kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423. Ndërkohë, në Qafë-Thanë, kanë hyrë 4992 dhe kanë dalë 3288 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu