Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit Devoll

0
Gjigandi

Ditën e sotme dy drejtuesit e komisariatit të Devollit janë pezulluar nga detyra pasi dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Bëhet fjalë për Besim Palamani shefi komisariatit, Admir Belishta shefi rendit.

Policia njofton se dy efektivët kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj.

Njoftim policie

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit B.P, dhe shefi i rendit A.B.

RonaTyra

Bëhet e ditur se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korccë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu