Peter Stano: BE qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin, por të drejtat e Gazas nuk mund të mohohen

0
Gjigandi

Bashkimi Europian ka bërë sërish të ditur se është në solidaritet të plotë me Izraelin, ndërsa thekson se nuk mund të mohohen të drejtat e Gazas për ushqim, ujë, ilaçe sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të harrohet se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Por sigurisht, ai duhet ta bëjë atë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano.

Ai u shpreh i prerë se qëndrimi i Bashkimit Europian është shumë i qartë dhe se ndërveprimet me partnerët në rajon dhe në terren tashmë janë të njohura.

Ndërkohë blloku po punon me partnerët ndërkombëtarë për t’u siguruar që pengjet të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndër të tjera BE ka bërë thirrje që t’i jepet fund dhunës, duke i cilësuar si mizori sulmet e kryera ndaj izraelitëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu