Me rastin e 17 janarit, përvjetorit të 555-të të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se është marrë vendimi që çdo fillim javë, në çdo shkollë të vendit të këndohet himni kombëtar.
“MIRËMËNGJES
dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.