Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duket se është një fans i madh i rrjete sociale.
Teksa e kemi parë shumë aktiv në ‘Facebook’ apo ‘Instagram’ me postime të shpeshta, së fundmi ai ka vendosur të krijojë një llogari të tijin personal edhe në platformën e famshme të TikTok.
Postimi i tij i parë ku prezantohet është bërë shumë shpejt viral.
“Përshëndetje TikTokers! Unë jam Aleksandri”, shkruan ai.
Profili i Vuçiçit në këtë rrjet social quhet “jasamaleksandar”.
Ai ka publikuar gjithashtu edhe një video të fjalimit të tij nga festimi i 15-vjetorit të themelimit të SNS.
Duket se TikTok do të jetë një mjet komunikimi me ndjekësit e tij për zgjedhjet e 17 dhjetorit.
@jasamaleksandar Zdravo, TikTokeri! Ja sam Aleksandar. #jasamaleksandar #2023 #srbija #follow ♬ original sound – Ja sam Aleksandar
j.l./ ABC24.AL