Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari ishin të pranishëm në Spitalin Ushtarak për të vizituar banorët e plagosur të Unazës së Re.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se gra e fëmijë u dhunuan se mbrojtën pronën e tyre.
“Hajdutët nuk duan transparencë, nuk ka asnjë të ndaluar nga ata që vodhën. Ky pushtet është vendosur qartë kundër qytetarëve. Më ndaluan të hyj në spital, nuk ndodhte prej disa vitesh. Janë goditur me grushte të moshuarit, provat janë aty”, deklaroi Vasili.