Përparim Kalo flet për humbjen e të vëllait: Për mua dhe motrat, Isuf Kalo ka qenë një baba i dytë

0
Gjigandi

Nga: Përparim Kalo

I tronditur prej humbjes sё njeriut tonё tё dashur, qё pёr mua dhe motrat e mia ishte edhe me statusin e babait tё dytё, mund tё shkruaj aq sa tё lejojnё emocionet e njё dite si kjo, qё pёrcjell lajmin nga dheu i huaj se ai qё e mendoje, nёse jo tё pёrjetshёm, tё paktёn shumё mё jetëgjatё se kaq, i ka mbyllur sytё pёrgjithmonё.

Ungji im/ynё Isuf i pёrket njё kategorie tё rrallё njerёzish. Kёtё e them pasi e kam ndjerё nga qindra sy e gojё tё shumё njerёzve qё na rrethojnё, tё cilët ia kanё njohur Isuf Kalos zotësinë profesionale dhe interesat e gjëra intelektuale por edhe mirёsinё qё rrezatonte nё marrёdhёniet njerёzore.

Historia e tij, arritjet, sfidat, kanё qenё leksione tё gjalla pёr ne.

Fillimisht student ekselent nё vitet kur nuk kish fonde tё posaçme pёr atё kategori studentesh, ai arriti tё shkёlqente shpejt nё mjekësi si kёrkues shkencor, duke u bёrё edhe i njohur ndёrkombёtarisht si specialist, por po aq shkёlqente nё fushёn e letrave, si vjershёtor e mё pas si autor i mjaft librave shkencorё e publicistikё, e sё fundmi si prozator me librin e mirёpritur Blloku.

RonaTyra

Por nuk mbetej pas nё lojёn e shahut e tё pingpongut, e sidomos nё fushёn e humorit, ku shprehjet e batutat e tij sillnin gaz e hare nё grumbullimet e vogla e tё mёdha, spontane a tё organizuara, familjare a sociale

Marrёdhёnia ime me Isufin ishte mё tepёr se ajo prej gjakut. Ai u bё mentori im, udhёrrëfyesi e frymёzuesi im pёr rreth 50 vjet, kur pas humbjes sё babait tonё mori pёrsipёr rolin e tij prindёror.

Kam ndjekur me vёmendje ecurinё e karrierёs sё tij tё spikatur si mjek dhe habitesha se ku gjente kohё tё merrej me aq shumё gjёra, tё lexonte aq shumё e tё shkruante, tё bёnte vizita tё kujdesej edhe pёr nipёr e mbesa, ndёrkohё qё kish sytё e mendjen tek dy fёmijёt e tij.

Po nuk mbetet me kaq. Ai ndiqte nga larg, e afёr, kudo ku ndodhej, ecurinё akademike e profesionale edhe tё fёmijёve tanё, u falte atyre po aq dashuri sa kishim ndjerё e ndjenim edhe ne.

Tё gjitha kёto skalitёn nё mendjen time staturёn e njё njeriu tё jashtёzakonshёm, dhe sot qё ndjeva se tronditja ime ishte nё rezonancё me atё tё shumё miqve e shokёve tё tij, shumё prej tё cilёve u bёnё edhe shokёt e mi, kuptova qё ai ka lёnё pas një pasuri tё madhe, njё cikёl tё plotё leksionesh qё janё fiksuar nё kujtesёn tonё falё njohjes, qëndrimit e komunikimit me tё.

Njё tjetёr tipar dallues i tij, qё arrita ta shquaj me kohё, ishte guximi, trimёria. Trimёria e llojit tё ri, e epokёs sё pasluftёs. Trimёria pёr tё marrё pёrsipёr detyra tё vёshtira e pёr t’ia dalё mb’anё. Trimёria pёr tё shkruajtur e pёr tё qenё kritik nё mbrojtje interesit publik.

Por guximi i tij u shpalos nё sytё e mi kohёt e fundit kur mё foli hapur pёr vdekjen qё i afrohej pashmangёsisht. Mё foli hapur pёr etapat qё do tё ndiqte ajo dhe madje priti me gjakftohtёsi. Po aq ftohtё priti konkluzionin e mjekes sё huaj, e cila i tha se nga treguesit e gjendjes sё tij, jeta e tij parashikohej tё ndёrpritej brenda pak muajsh.

Nuk mund ta pёrshkruaj ankthin qё mё pushtoi teksa dёgjova kёtё komunikim dhe qetёsia me tё cilёn Isufi e dёgjoi dhe e pёrcolli tek ne me buzёqeshje kёtё lajm dramatik. Dhe ky qëndrim ka kohё qё mё rri nё mendje si njё ndёr leksionet e tij mё domethёnёs…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu