FRANCË- Humbja e ekipit të Marokut ndaj ekipit të Francës ka shkaktuar kaos dhe trazira në rrugët e Parisit, pasi tifozët marokenë kanë reaguar të revoltuar pas humbjes së tyre gjysmëfinale të Kupës së Botës. Mes tyre ishte edhe një 14- vjeçar i cili, gjatë marshimit të turmës së tifozëve është përplasur nga një makinë. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në Rue de la Mosson në qytetin jugor francez. Disa anëtarë të turmës nuk mundën të reagonin në kohë dhe adoleshenti u tërhoq nën rrotat e makinës, duke pësuar lëndime të rënda. Policia po vijon hetimet për të ruajtur rendin ndërsa tifozët francezë dhe marokenë të futbollit u përleshën në qytete në të gjithë Francën dhe Belgjikën pas gjysmëfinaleve të Kupës së Botës.
Tifozët u përleshën në rrugët e qyteteve jugore të Francës, Montpellier dhe Nice, duke lëshuar flakë kundër njëri-tjetrit dhe duke u vënë zjarrin kazanëve të plehrave në rrugë, ndërsa policët kanë përdorur mjete për të neutralizuar situatën. Ndërkohë, në Bruksel, afërsisht 100 tifozë marokenë u mblodhën pranë stacionit të Brukselit Jugor, duke hedhur fishekzjarre dhe objekte të tjera në radhët e policisë, por u shpërndanë kur u hodh gaz lotsjellës, shkruan Dailymail.
Rreth 10,000 oficerë policie në Francë dhe Belgjikë po përgatiteshin për masakër në rrugë, pasi Les Bleus hodhi poshtë Marokun nga Kupa e Botës. Rreth 2,200 oficerë, shumë prej të cilëve të pajisur me pajisje kundër trazirave, janë stacionuar vetëm në Paris me furgona policie dhe barrikada në Champs-Elysees.