Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e motit në mbarë vendin ditën e martë, 17 janar.
Sipas një njoftimi të orëve të mbrëmjes, referuar informacionit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, thuhet se të martën do të ketë reshje me intesitet të lartë, të cilat do të jenë më të fokusuara në veri të vendit.
“Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.
Bazuar në këto parashikime, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të Mbrojtjes Civile.
Agjencia e Mbrojtjes Civile do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshem me perfekturat dhe bashkitë, sipas përcaktimit të shkallës së rrezikut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.