Përfundon divorci më i përfolur i viteve të fundit dhe shuma që do të paguajë Amber Heard është kjo

0
Gjigandi

Johnny Depp dhe ish-bashkëshortja Amber Heard më në fund kanë mbyllur pretendimet për shpifje kundër njëri-tjetrit, duke i dhënë fund divorcit më të hidhur të Holliwood-it në kohët moderne.

Avokatët e çiftit kanë arritur një marrëveshje që do të bëjë që kompania e sigurimeve të Heard t’i paguajë Depp 1 milion dollarë.

Një burim ka thënë për aktoren për Mail Online se tashmë Amber dëshiron që të fokusohet vetëm tek jeta e saj.

 “Amber tani mezi pret të vazhdojë me jetën e saj siç kishte planifikuar të bënte gjashtë vjet më parë”, ka thënë burimi i afërt “Ajo dëshiron ta lërë pas vetes këtë episod fatkeq dhe të kthehet tek ajo që do në jetë; karriera e saj, familjea dhe kauzat e saj.’

Dyshja janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore në të dy anët e Atlantikut gjatë gjashtë viteve të fundit pasi Heard pretendoi se ajo ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së tyre 15-mujore.

RonaTyra

Aktorja, 36 vjeçe, u urdhërua të paguante 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë (më vonë u reduktuan në 365,000 dollarë) si dëmshpërblim pas çështjes gjashtëjavore, ndërsa Depp, 59 vjeç, iu tha që t’i jepte 2 milionë dollarë nga e njëjta sallë gjyqi.

Avokati kryesor i medias Mark Lewis tha:

“Çështja arriti deri në pikën ku të dyja palët duhet të kenë kuptuar se të vetmit fitues ishin avokatët, argëtimi ishte për shikuesit dhe humbësit ishin zonja Heard dhe zoti Depp, të cilët të dy u ndikuan shumë keq financiarisht.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu