Përdori stimulues seksual, ndërron jetë 41-vjeçari në Kosovë

0
Gjigandi

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit këtë të mërkurë, teksa po trajtohej aty prej disa ditësh.

Sipas Klankosova, 41-vjeçari po merrte trajtim mjekësor për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga përdorimi i stimuluesve seksualë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Prizrenit, ku thuhet se pasi kanë marrë raportin e mjekut trupi u është dhënë familjarëve me vendim të prokurorit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu