Përplasjet gjatë garës së primareve kanë sjellë dhe një përçarje të re në radhët e Partisë Demokratike. Ish-kandidati në Partinë Demokratike për Primaret për Tiranën, Ilir Alimehmeti ka refuzuar propozimin e Belind Këlliçit, kandidatit zyrtar të Sali Berishes për kryeqytetin.
Në një intervistë televizive, Alimehmeti u shpreh sot se nuk do të behet nënkryetar bashkie, nëse Këlliçi fiton zgjedhje lokale më 14 maj të vitit 2023.
“Unë mendoj se ishte një moment ku zoti Këlliçi këtë ofertë, e bëri në kushtet e një orëshi, dy orëshi, ose më pak se aq. E pakëshilluar mirë, përgjigja është Jo në atë drejtim. Kjo është e qartë. Unë kandidova për kryetar të bashkisë së Tiranës, jo për nënkryetar. Unë jam person i realizuar, qoftë profesionalisht, personalisht, familjarisht, nuk kam nevojë për diçka të tillë”, theksoi ai.
Alimehmeti kritikon dhe procesin e primareve në PD, teksa theksoi se mënyra e zgjedhor favorizoi Belind Këlliçin.
“Nuk dhamë një mekanizëm të plotë aksesi, pjesa hapje do të mbetet vetëm në letër dhe jo diçka reale. Duhet të ngrihen grupe pune se cila ishin pikat e mira dhe pikat e dobëta. Mendoj se primaret duhet të ishin të hapura komplet. Nuk duhet të kishim pasur asnjë lloj kompleksi ndaj asnjë lloj votuesi. Sepse në fund fare atyre ju drejtohemi ditën e votimeve. Votuesi është përtej pragut tonë. Është më tej se ajo”, deklaroi Alimehmeti.
o.j/dita