Për javë të tëra i humbur në det; mbijetoi vetëm duke ngrënë ketchup

0
Gjigandi

Një burrë që kaloi 24 ditë në detin e Karaibeve thotë se mbijetoi duke ngrënë ketchup. Elvis Francois, 47 vjeç, u gjet 120 milje në veriperëndim të Puerto Bolívar të Kolumbisë pasi një aeroplan pa fjalën “ndihmë” të gdhendur në varkën e tij me vela. “Nuk kisha ushqim. Ishte vetëm një shishe ketchup që ishte në varkë, pluhur hudhre dhe ujë”, tha Francois në një video të siguruar nga ushtria kolumbiane.

47-vjeçari nga shteti ishullor i Dominikës, tha se ai po bënte riparime në varkën e tij kur kushtet e pafavorshme të motit e nxorrën varkën e tij në det. Ai ka treguar se i mungonin njohuritë e lundrimit dhe nuk ishte në gjendje të manovronte varkën e tij në breg – duke kaluar javë të humbura në det.

“Njëzet e katër ditë pa tokë, me askënd për të folur. Nuk di çfarë të bësh, nuk e di se ku je” – tha ai. “Në një moment të caktuar, humba shpresat. Mendoja për familjen time.”

Pasi u shpëtua , ai u transferua në qytetin port të Kartagjenës, ku mori kujdes mjekësor dhe më vonë iu dorëzua autoriteteve të imigracionit për t’u kthyer në shtëpi, thanë zyrtarët kolumbianë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu