Në mes tetor të këtij viti, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë.
Çifti ia la emrin vajzës Adea dhe tashmë kanë postuar fotografinë e parë bashkë duke fshehur portretin e të porsalindurës.
Prindërit e lumtur kanë publikuar edhe kartolinën familjare të festave të fund vitit duke zbuluar edhe portretin e vogëlushës Adea. “Gezuar festat e fundvitit nga une, Genci dhe Adea”, shkruan Eni në postimin e saj.
Pas lindjes Eni ka qenë më e rezervuar në postimet e saj në rrjete sociale, Eni për herë të parë ka zbuluar se kush ia ka vendosur emrin vajzës.
“Propozimi ishte i Gencit, por u aprovua menjëherë nga unë. As nuk kemi tentuar të gjejmë emër tjetër”, ka shkruar Eni.