BRAZIL – Këto janë orë delikate për Pelen, i cili prej ditësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të sëmundjes. Familjarët e futbollistit brazilian janë mblodhur në spitalin ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo , ku është shtruar ikona 82-vjeçare e futbollit botëror që në fund të nëntorit.
Sipas mjekëve në fillim të kësaj jave, kanceri me të cilin lojtari po luftonte prej disa kohësh është i avancuar dhe tre herë fituesi i Kupës së Botës po i nënshtrohet “trajimeve të mëdha” që lidhen me “mosfunksionimin e veshkave dhe zemrës”. Asnjë buletin tjetër mjekësor nuk është lëshuar që atëherë dhe nuk janë përmendur detaje në lidhje me infeksionin e fundit respirator të Pele, i cili u përkeqësua nga Covid-19.
Gazeta ‘Folha de S.Paulo’ raportoi fundjavën e kaluar se kimioterapia që i ishte nënshtruar futbollistit nuk kishte funksionuar dhe se mjekët kishin vendosur t’i jepnin kujdes paliativ, por familja e tij e mohoi. Vetëm pak orë më parë vajza e saj Kely Cristina Nascimento kishte postuar një foto me të atin teksa flinte me të në spital: “Jemi akoma këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”.