PD “gropë” në zgjedhje/ Merkoci: Përçarje, mungesë organizimi, koalicione jo të duhura, Berisha dhe Alibeaj të dorëhiqen

0
Gjigandi

Partia Socialiste në zgjedhjet vendore 2023 arriti të sigurojë fitore në 53 bashki të vendit. Me një pjesëmarrje në votim prej 38.22 %, PS ka arritur që të marrë 786566 vota për kandidatët për kryetar bashkie, e ndjekur nga koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 501402 vota. Ndërkohë Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë politike në rang vendi duke mbledhur vetëm 36852.

I pyetur nga Abc24.al rreth këtij rezultati, avokati Fatmir Merkoci tha se: Në realitetin që ndodhej vendi, ndryshimi ishte sa i pritshëm aq dhe domosdoshmëri. Fakti i një rezultati të tillë, gjykoj se është mungesa e një vizioni politik nga opozita në tërësinë e saj, duke treguar se mungesa e politikave është një realitet. Sot kemi një realitet të hidhur por, faktik. Çka do të thotë se e djathta ka një detyrë të vështirë për ringritjen e saj nga ky batak që ka rënë.

Sa i përket faktorëve që ndikuan në këtë ‘panoramë’ të zgjedhjeve, Merkoci evidentoi disa pre të cilëve sipas tij ishin: Përçarja e PD-së, mos-bashkimi, koalicioni me PL, lënia jashtë koalicionit partitë tradicionale të djathta si dhe partitë e tjera opozitare. Pra mungesa e organizimit të opozitës në tërësi.

Merkoci u ndal edhe tek raporti i ODIHR, i cili foli për intimidime dhe presione gjatë zgjedhjeve. Sipas Merkocit ishte real, i prekshëm nga çdo votues, por dhe një realitet ku tregon nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Ai shtoi më tej se është vazhdimësia më reale e raporteve të DASH e KE.

Pyetjes nëse PD duhet të reflektojë? Merkoci u përgjigj duke thënë se të dy drejtuesit si Berisha, ashtu dhe Alibej janë përgjegjës, ndaj dhe duhet të dorëhiqen. Në përfundim avokati vlerësoi se në PD duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike duke bërë dhe bashkimin.

RonaTyra

Vlen të theksojmë se PD nga ana e saj ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë se ka vjedhur zgjedhjet vendore.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu