Pastruesja vodhi banesën e ish-zyrtares, pre e grabitjes, edhe i vëllai

0
Gjigandi

Pastruesja “milionere” Rozeta Rakipllari Dobi, duket se nuk ka grabitur vetëm ish-shefen e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, por edhe vëllanë e saj.

E ndërsa Klosit ajo i ka grabitur shuma të majme parash, vëllait të kësaj të fundit, Leonard Çiko, i ka grabitur vetëm sende me vlerë.

Ndërkohë një tjetër person që ka rënë pre e grabitjes së Dobit ishte edhe personi me emrin Altin Dine.

Çiko dhe Dine janë kontaktuar nga policia dhe më pas kanë bërë kallëzim pasi rezulton të jenë vjedhur.

Mësohet se Rozeta Rakipllari Dobi ka punuar si pastruese në banesat e tyre.

RonaTyra

Bëhet me dije se ai ka njohur një unazë, varëse dhe një byzylyk nga sendet që janë gjetur në banesën e Rozeta Dobit dhe që janë sekuestruar si prova materiale.

Për sa i përket vjedhjes së ish-zyrtares Alda Klosi, Policia pas kontrollit në banesën e nënë e bir zbuloi se kanë sekuestruar para dhe aksesorë floriri e të markave të shtrenjta, nga një orë Maserati, çanta Valentino, Iphone 14 Pro Max, e shumë sende të tjera me vlerë.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu