Pas tre vitesh, Kina rihapet për vizitorët më 1 janar

0
Gjigandi

Tre vjet të mbyllur, por së shpejti të hapur.

Kufijtë e Kinës do të hapen zyrtarisht për vizitorët, që prej 1 janarit 2023, më shumë se tre vjet pas fillimit të pandemisë COVID-19, e cila origjinën e pati pikërisht nga lindja e largët, në qytetin e Wuhanit.

E gjithë kjo, në një çast kur në gjithë botën situata e virusit është lehtësuar, por në Kinë, ajo po përkeqësohet çuditërisht.

Një politikë zero-COVID që është ndjekur nga Qeveria kineze me këmbënguljen e presidentit, Xi Jinping, ka qenë e efektshme në dy vitet e para. Mirëpo, për shkak se nuk është krijuar imuniteti i popullatës, rastet në rritje kanë qenë shqetësim i madh muajt e fundit.

Bashkuar kjo edhe me vijimin e ndjekjes së masave të ashpra, ku karantinimi i personave nuk është kryer individual, por me izolimin e lagjeve të tëra, të cilat numërojnë shpesh edhe miliona njerëz.

RonaTyra

Rreth 4 mijë raste ditore me COVID regjistrohen çdo ditë në Kinë, kur numri i vdekjeve mbetet i ulët.

Pushteti në Kinë ka bërë me dije se nuk do të publikojë më shifra në mënyrë ditore dhe kjo ka ngritur edhe një shqetësim të madh tek ndërkombëtarët, për shkak se mendohet se numri real i rasteve po fshihet.

Me rihapjen për vizitorët, mbyllet kështu edhe një kalvar i gjatë i pandemisë botërore, e cila duket se është duke shkuar krejtësisht drejt shuarjes.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu