Pas takimit rreth 30-minuta me presidentin Ilir Meta, Bujar Nishani ka dhënë detaje për mediat për atë se çfarë kishin biseduar.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
“U njoha me çështje të pabëra ende publike nga ana e presidentit që tregojnë për një tendencë për të minuar institucionin e presidentit dhe besueshmërinë e proceseve shtet-ndërtuese në vend ndaj e mbështes plotësisht presidentin në qëndrimin e tij kushtetues në mbrojtje të integritetit të atij që është si një proces që shqiptaret po e mbajnë gjallë besimin, reformën në sistemin e drejtësisë, por mbi të gjithë respektin ndaj shtetit të së drejtës”- tha Nishani.
Ndërsa për reagimin e Besnik Muçit pas shkarkimit, Nishani u shpreh: Arsyetimi i Muçit është korrekt dhe i saktë në vijë logjike. Besnik Muçi si prokuror nuk ekziston më që nga dita që është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Analiza morale është tjetër gjë. Jo çdo qytetar hyn në vetting. Kur një subjekt nuk ekziston më, ka ndërruar jetë, mbyllet çështja.Në rastin konkret Muçi nuk ekziston më si prokuror.
U shkarkua nga detyra, Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA: Jam anëtar i ‘Kushtetueses’