Pas përplasjeve që kanë ndodhur mes tyre, Vivien dhe Getinjo janë pajtuar sërish.
Ata janë puthur mbrëmë madje Vivien ia ka shprehur dashurinë reperit duke i thënë se e do dhe se e ka për vete. Getinjo i thotë ti je 100% kjo. Ti i thotë Vivien nuk po ma jep mundëësinë. Të kam për vetgen time dhe ti nuk më le që të më kesh mua. Ti nuk po e hap zemrën. Getinjo i kthehet nuk e hap lehtë zemrën. Vivien thotë e di po provoje. Ti nuk e hap zemrën tënde me asnjeri. Dhe pastaj çifti shihet duket u puthur.
Së fundmi dyshja kanë debatuar duke mos i kursyer akuzat e shumta mes njëri-tjetrit. Getinjo shprehet se nuk ndihet njejtë me Vivin dhe se ajo e ka ‘thyer’ atë. Ndërsa Vivien e akuzoi reperin se ai qëndron gjatë gjithë kohës me turinj dhe theksoi se i sillej gjithmonë shumë mirë.
Pjesë nga debati:
Getinjo: “Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar.”
Vivien: “Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për vetën time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh.”
Kujtojmë se në “Prime-n” e kaluar, dyshja u vënë përballë situatës që ndodheshin duke u pyetur se si do të vazhdojë më tej lidhja e tyre.
“Ishte një grricje, por u sqaruam. Akoma nuk e dimë ku jemi. Ndoshta jemi nxituar, ndoshta jo dhe e kemi lënë njëri-tjetrin të rrjedhë vetë. Të dalë ku të dalë,”-u shpreh Getinjo gjatë mbrëmjes por duket se gjërat mes tyre tashmë janë drejt përfundimit.