Pas Italisë, shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Rumani

0
Gjigandi

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji si dhe në Rumani. Pasi virusi vdekjeprurës shpërtheu frikshëm në Itali, ditë pas dite po shfaqen dhe rastet të reja në vendet europiane. Mësohet se në Norvegji, personi i prekur nga koronavirusi ishte kthyer nga Italia e Veriut, situatë e njëjtë kjo me Danimarkën.

Në një konferencë për shtyp, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, njoftoi se kushtet shëndetësore të pacientit, mosha dhe gjinia e të cilit nuk dihen, aktualisht janë të mira.

Kujtojmë se në Suedi rasti i parë u shfaq pak javë më parë. Ndërkohë në Itali deri më tani kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa të prekur janë mbi 400 persona.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu