Pas arrestimit të motrës së tij për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Pogradecit

0
Gjigandi

Jep dorëheqjen Johan Sterjo, nënkryetar i bashkisë së Pogradecit dhe njëkohësisht drejtor i Ujësjellësit. Vendimi vjen pak ditë pasi motra e tij Viola Sterjo u arrestua nga policia për mashtrim gjatë kohës kur ishte drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit.

Johan Sterjo në vitin 2021 zuri vendin e Bledi Çomos si nenkryetar i Bashkisë Pogradec duke mbajtur njëkohësisht dhe postin e drejtorit të ujësjellësit të Pogradecit.

Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, Viola Sterjo, dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.

Sterjo prej një muaji mbante postin e drejtoreshës së Mjedisit në bashkinë e Tiranë, ndërkohë vepra penale për të cilën akuzohet ka ndodhur gjatë kohës kur ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu