Pas 9 vitesh, Koreja e Jugut dhe Japonia i rikthehen “dialogut strategjik” 

0
Gjigandi

 

Zyrtarë nga Koreja e Jugut dhe Japonia zhvilluan “dialog strategjik” pas nëntë vjetësh, në kohën kur po përmirësohen marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se zv.ministri i parë i Jashtëm Chang Ho-jin u takua me homologun e tij japonez Masataka Okano në Seul, teksa Japonia filloi fazën e dytë të çlirimit të ujit të trajtuar nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi në Oqeanin Paqësor.

Marrëdhëniet mbetën të tensionuara për disa vite, por presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili mori detyrën majin e kaluar, punoi për të përmirësuar marrëdhëniet.

Në mars, kur u shënua një përparim i madh për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për fuqinë punëtore gjatë luftës me Japoninë, Seuli tha se do t’i paguajë viktimat përmes një fondacioni lokal.

RonaTyra

Yoon më pas udhëtoi për në Tokio për bisedime me kryeministrin japonez Fumio Kishida, duke u bërë presidenti i parë i Koresë së Jugut që bëri një vizitë në Japoni në 12 vjet.

Dialogu strategjik, i krijuar në vitin 2005, nuk ishte zhvilluar që nga takimi i fundit në tetor 2014.

 Koreja e Jugut dëshiron të ndërtojë marrëdhënie me Kinën

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, tha se vendi i tij dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie “të shëndoshë dhe të pjekur” me Kinën.

“Ne po kryejmë diplomaci të sigurt dhe të vendosur me Kinën”, citoi agjencia të thoshte Park.

Kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, së fundmi vizitoi Kinën, ku u takua me presidentin Xi Jinping dhe mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike.

“Ne po kërkojmë të krijojmë marrëdhënie të reja me Kinën, të shëndetshme dhe të pjekura. Ne planifikojmë të vazhdojmë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe komunikimet strategjike në një mënyrë të qëndrueshme”, tha diplomati i Koresë së Jugut.

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu