Pas 2 humbjeve radhazi, Orges Shehi shkarkohet nga stoli i Tiranës

0
Gjigandi

 

 

Dy humbje radhazi në “Selman Stërmasi”, fillimisht ndaj “shijakasve” të Erzenit, me rezultatin, 0 me 2 e më pas ndaj “kurbinasve” të Laçit, me rezultatin 0 me 3, duket se kanë mjaftuar që Presidenti i “bardhebluve” të Tiranës, Refik Halili, të marrë një vendim në lidhje me kreun e pankinës.

Bëhet fjalë për teknikun, Orges Shehi, i cili nga kjo e enjte nuk është më tekniku i “rekordmenëve” të futbollit shqiptar, duke i dhënë kështu pas 2 vitet fund “aventurës” së tij, në krye të stolit të Tiranës.

Ndërkaq, kujtojmë se tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe gjatë “epokës” së tij në stolin e Tiranës, “bardheblutë” fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

RonaTyra

 

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu