Partitë opozitare në Serbi protestojnë kundër dialogut me Kosovën

0
Gjigandi

Partitë opozitare të krahut të djathtë dhe lëvizjet djathtiste organizuan protestë para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd.

Protestuesit kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, “të ndryshojë politikën” e Serbisë ndaj Kosovës dhe të pezullojë negociatat që zhvillohen në Bruksel.

Protesta u organizua në kohën e rritjes së tensioneve mes dy shteteve, pasi më 10 dhjetor, disa serbë lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovë, në shenjë kundërshtimi me arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

Pantiçit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Organizatorët e protestës bënë thirrje për dhënien fund të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011.

RonaTyra

Lideri i lëvizjes opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviç, para protestuesve tha se çështja e Kosovës duhet të kthehet sërish në Kombet e Bashkuar dhe Këshillin e Sigurimit.

“Prandaj duhet t’i dërgohet një letër presidentit të Rusisë, presidentit të Kinës dhe të gjitha shteteve në botë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Obradoviç.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu