Partitë opozitare duan ndryshimin e formulës së koalicionit, Mediu: Maksimalizohet vota

0
Gjigandi

Partitë opozitare aleate të Lulzim Bashës, kanë kërkuar ndryshimin e formulës së koalicioneve.

E duket se për këtë në parim është gjetur dakortësia në bllokun opozitarë.

Ndryshimi është iniciuar nga Partia Republikane, ndërsa parashikohet që brenda koalicionit të ketë një grupim polik.

Në një intervistë për Oranews, Fatmir Mediu sqaron se kjo vjen si përpjekje për të motivuar forcat politike dhe maksimalizuar votën.

Fatmir Mediu: Garanton barazinë para votës edhe vlerës së mandatit përballë votuesve. As më shumë dhe as më pak, çdo subjekt politik, qoftë si subjekt më vete, koalicion apo grupim mundëson mandatin në bazë të votave që votojnë qytetarët. Ideja është krijimi i një grupimi koalicionit, që do të thotë një grupim partish mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën brenda koalicionit për të maksimalizuar votat dhe për të fituar mundësinë për tu përfaqësuar në Parlament.

RonaTyra

Mediu hedh poshtë argumentin se kjo formale dëmton LSI-në, kur vjen puna të ndarja e mandateve si forcë e  dytë politike në bllokun opozitar.

Fatmir Mediu: Njerëzit që duan të bëjnë diversion duan të bëjnë diversion. LSI mund të ndërtojë koalicionin e vet, PDIU mund të bëjë koalicionin e vet, PR koalicion e vet ose mund të dalë më vete, PD po ashtu grupimin e vet. Pra gjithsecili subjekt politik në raportet politike programore apo interesat elektorale mund të ndërtojë një grupim të vetin, nuk ka asnjë pengesë. Kjo i ka dhënë mundësi çdo subjekti politik nga të dyja krahët që të ndërtojë një raport të drejtë me forcat politike që hyjnë në garë.

Partia Republikane ne kuadër të reformës zgjedhore do të propozoi edhe masa kundër asaj që kryetari Fatmir Mediu, e quan trafikim të mandateve.

Sipas tij, Kuvendi vitet e fundit është kthyer ne treg,  ku mandati i deputetit përdoret vetëm për pazar.

Fatmir Mediu: Ky është një fenomen që duhet patjetër të shmanget. Nuk jemi në konkurrim mazhoritar as me lista të hapura. Qytetarët kanë zgjedhur subjektin politik, pra do të thotë që kanë zgjedhur një linjë politike. Ta deformosh këtë vullnet të qytetarëve me qëllim për përfitime personale duhet të gjejmë një mekanizëm që ta ndalojë. Është e vështirë për të gjetur balancën, por unë mendoj që nëse ka fakte evidente kur deputeti lëviz nga krahu politik ku është zgjedhur në krahun tjetër politik, i bashkëngjitet mazhorancës apo interesave të ndryshme politike në kundërshtim me atë që është votuar, unë mendoj se ai mandat duhet hequr dhe duhet ti vijë deputetit të radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu