Paralajmërimi i Bill Gates: Nipërit tanë mund të jetojnë në një botë shumë më të keqe

0
Gjigandi

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, ka paralajmëruar se “nipërit tanë do të rriten në një botë dramatikisht më të keqe” nëse ndryshimi i klimës “nuk rregullohet”. Ai gjithashtu theksoi atë që ai mendon se do të jetë gjëja më e vështirë për të bërë për njerëzimin, shkruan CNBC.

Ai shkroi se si do të jetë bota si rezultat i ndryshimeve klimatike në blogun e tij, pasi zbuloi se do të bëhej gjysh.

“Kohët e fundit, fillova ta shikoja botën nga një këndvështrim i ri, kur vajza ime e madhe më dha lajmin e pabesueshëm se do të bëhem gjysh vitin e ardhshëm. Thjesht të shkruaj për t’u bërë gjysh vitin e ardhshëm më emocionon. Ky mendim i jep një të re dimensionit të veprimeve të mia. Kur mendoj për botën në të cilën do të lindin nipërit e mi, më shumë se kurrë më parë frymëzohem të ndihmoj fëmijët dhe nipërit e të gjithëve që të kenë mundësinë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë”, ka thënë 67-vjeçari Gates, i cili është një nga themeluesit e kompanisë Microsoft.

Ndër të tjera Gates theksoi se në çfarë lloj bote do të jetojnë brezat e ardhshëm do të varet nga reagimi i liderëve botërorë ndaj ndryshimeve klimatike.

“Zgjidhja për ndryshimin e klimës mund të përmblidhet në dy fjali: Ne duhet të eliminojmë emetimet globale të gazeve serrë deri në vitin 2050. Moti ekstrem tashmë po shkakton më shumë vuajtje dhe nëse nuk arrijmë në zero emetimet, nipërit tanë do të rriten në një botë dramatikisht më e keqe”, theksoi ai.

RonaTyra

Sipas tij, arritja në zero emetimet do të jetë gjëja më e vështirë që njerëzit kanë bërë ndonjëherë.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu