Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dërgoi një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe theksoi nevojën për rritjen e gatishmërisë operacionale për shkak të stuhisë së paralajmëruar që pritet në ditët në vijim.
Siç thuhet, paralajmërimin e kanë dërguar në bazë të informatave të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) për të vepruar në kohë, për shkak të dukurive të paralajmëruara ekstreme meteorologjike.
Për shkak të ndikimit të ciklonit dhe fluksit të fortë të ajrit jug-jugperëndim, në jug të Adriatikut priten rritje të ndjeshme të nivelit të detit, dallgëzime të forta dhe të trazuara deti dhe probleme lokale me ujin përgjatë bregdetit.