Papa Francesco paska një betim solemn, që nuk e lejoi ta shihte Argjentinën në finalen e Botërorit

0
Gjigandi

“Ne sigurisht biseduam për këtë me Papën, të gjithë jemi shumë të lumtur për fitoren e Argjentinës në finalen e Botërorit të futbollit. Papa ishte me të vërtetë i pari nga të lumturit”. Këtë e tha për Ansa kardinali argjentinas Leonardo Sandri, i cili pati një audiencë me Papa Francesco.

“Ishte një rezultat i shkëlqyer për një kombëtare që po përgatitet prej kohësh, – komentoi më tej Sandri, duke iu referuar gëzimit të Papës. – Në këtë kuptim po flasim për shpagim. Papa lartëson vlerat e sportit, sepse nga këto ngjarje duhet të rritet dialogu, vëllazërimi, edhe vlera e vuajtjes sportive”.

Megjithatë, mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë të bujshme në këtë drejtim. Ati i Shenjtë, një argjentinas 24-karatësh, nuk e përcolli finalen e madhe të 18 dhjetorit drejtpërdrejt në televizor. “Corriere dello Sport” zbulon arsyet në shkrimin e saj:

“Të gjithë argjentinasit, anembanë botës, janë mbërthyer para ekranit të televizorit të dielën e 18 dhjetorit, përveç njërit. Lajmi mund të duket i bujshëm, por ka implikime shpirtërore, që shkojnë përtej pasionit për futbollin.

Papa Francesco nuk e pa finalen e Kupës së Botës 2022 mes Argjentinës dhe Francës. Ati i Shenjtë u njoftua për rezultatin sportiv, por nuk qëndroi as për një çast para televizorit.

RonaTyra

Veton kundër mosshikimit të TV, Papa Francesco ia kishte vendosur tashmë vetes në fillim të viteve 1990. Bergoglio zbuloi zotimin e tij ndaj Zojës, duke folur për gazetën “La Voz del Pueblo”, kur ishte ende shumë larg nga froni papal. “Ia premtova Virgjëreshës së Karmelit natën e 15 korrikut 1990, – tha kardinali Bergoglio, – TV nuk është për mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu