Janë publikuar pamjet e askidentit të rëndë të ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s.
Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por aktualisht nuk dihet gjendja e tij.
Siç shihet në video, shoferi ka përplasur 30-vjeçarin duke e hedhur në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
a.m/dita