Pallati në rrugën “Myslym Keta” i rrezikshëm. Mazniku: Janë trajtuar me bonus qiraje, 30 familje banojnë sot tek “5 Maji”

0
Gjigandi

Tre vite pas tërmetit të Nëntorit 2019, pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Njësinë Numër 4 në kryeqytet është thuajse i boshatisur.

Edhe pse disa familje e kanë kundërshtuar këtë vendim, nënkryeatri i bashkisë Arbian Mazniku thotë se proçesi do të nisë të hënën.

“Ajo banesë është shpallur e pabanueshme dhe ajo ndërtesë do të shembet për të mirën e tyre. Prishja e banesës do të na zgjidhë problemin e rrezikut që këto njerëz marrin në jetën e tyre. Ato janë lajmëruar dje në bazë të ligjit kanë një afat 5-ditor për lajmërim. Porcesi do të nisë ditën e hënë, por do të duhen 2-3 ditë sepse objekti është realisht i madh”, u shpreh Mazniku.

Mazniku sqaron se vendimi për shembjen nuk është marrë tani, por që në momentin e parë kur aktekspertiza e nxorri të pabanueshëm dhe u kërkua evakuimi i banorëve.

“24 orë pas tërmetit është bërë aktkonstatimi i parë që ka thënë se objekti është i pabanueshme dhe më pas ka akt të dytë që thotë të evakuohen banorët dhe kjo ka qenë masa që është marrë nga bashkia, një pjesë e madhe janë trajtuar me bonus qiraje.”

RonaTyra

Edhe një tjetër ekspertizë e thelluar ka nxjerrë në pah se nuk sugjerohet riparimi i këtij objekti pasi dhe kostot do të ishin më të larta se ndërtimi nga e para.

“Nuk është i sugjerueshëm riparimi i tij, por edhe sikur ushtrimi të bëhej, do të kishim me një objekt që do kushtonte disa herë më shumë se ndërtimi i tij nga fillimi.”

Në këto kushte, nënkryetari i bashkisë thotë se ka nisur menjëherë trajtimi i këtyre familjeve me bonus qiraje dhe pajisja me banesa në lagjen 5 Maji.

“Në ndërtesë jetojnë 90 familje, 60 familje me vendim të Këshillit Bashkiak janë shpallur fituese për banesë të re. Prej tyre kemi 13 familje në proces shqyrtimi dhe kemi 16 familje që e dimë se banojnë aty, por nuk kanë aplikuar në sistem. U është kërkuar 3 herë të aplikojnë por nuk kanë aplikuar. Sot që flasim, 30 familje banojnë tek 5 Maji.”

Pikërisht dy prej këtyre familjeve u vizituan edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj falenderon për mirëkuptimin edhe 30 familjet e tjera të të njëjtit pallat, të cilat tashmë janë zhvendosur në apartamentet e reja, ndërsa ka apeluar edhe për 14 familjet e mbetura në pallatin e dëmtuar rëndë nga tërmeti, të mos përdoren nga politika, por të pranojnë të futen në banesat e reja. /tv klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu