Pak studentë, 94 degë rrezikojnë të mbyllen

0
Gjigandi

Universiteti i Elbasanit ka 11 programe me 0 studentë, në rrezik dhe Vlora me Gjirokastrën

Rënia e numrit të studentëve, por edhe orientimi i të rinjve drejt degëve të Infermierisë, të cilat ofrojnë mundësi punësimi jashtë vendit, rrezikon mbylljen e mbi 30% të programeve të studimit në universitetet publike.

“Janë të mbyllura 94 degë në të gjitha universitetet e vendit, pothuajse 50% e degëve dhe 50% brenda universitetit janë Infermieri e Mami, që janë pasaporta për jashtë vendit sepse ne prodhojmë 3 mijë infermierë dhe mami në vit.”

Universiteti i Elbasanit ka numrin më të madh të degëve që rrezikojnë mbylljen, pasi ka 46% të programeve të studimit që ofrojnë më pak se 10 studentë të regjistruar, prej të cilave 11 degë i ka me zero regjistrime.

“Në Elbasan rrezikojnë të mbyllen 46% e degëve, që është gjysma e degëve. Dhe më e keqja, 11 nga këto degë kanë 0 regjistrime. Edhe në Gjirokastër, 29 programe, 9 mbyllen sepse kanë më pak se 10 studentë.”

RonaTyra

Në raportin monitorues “Metamorfoza e Universiteteve” të realizuar nga Qëndresa Qytetare, mbi 41% e degëve prioritare rrezikojnë mbylljen pasi kanë pak studentë. Pavarësisht trajtimit me bursë sa paga minimale studentët nuk kanë shprehur interes të shtuar, sidomos për degët e mësuesisë. Raporti ngre shqetësimin se universitetet e rretheve janë si “fabrika” infermierësh.

Këto institucione po mbahen në këmbë me studentët që regjistrohen në degët e Infermerisë dhe të Mamisë dhe shumica e tyre kanë synojnë tregun evropian, kryesisht Gjermaninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu