Osmani reagon për sulmet në veri të Kosovës. Reagon Bërnabiç: Serbët do triumfojnë, Kurti do dështojë

0
Gjigandi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës. Në një reagim në Twitter, Osmani shkroi se bandat e mbëshetura nga Vuçiç tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është kundërpërgjigjur duke thënë se serbët po mbrojnë të drejtat e tyre, por me ironi shprehet se Kurti do të dështojë.

“Së fundi, jam plotësisht dakord me znj. Osmani: demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë. Prandaj janë barrikadat. Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (të cilën ju e hoqët), të drejtën për një gjykim të drejtë (të cilën ju e keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të triumfojnë dhe Kurti do të dështojë”, shkruan Brnabiç.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu